Feronikeli 74 sot i shkon Gjilanit, të dyja skuadrat do të mundohen t’ia bëjnë sefte

Sot do të mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së futbollit. Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan katër ndeshje, ndërsa sot, duke filluar nga ora 15:00 do të përballen Gjilani me Feronikelin 74.

Në fakt, bëhet fjalë për një duel mes skuadrash që e mbyllin tabelën dhe që nuk e kanë shijuar ende fitoren.

Gjilanasit i kanë dy barazime e dy humbje, duke përfunduar në vendin e parafundit me dy pikë. Kurse, skuadra nga Drenasi ende nuk ka marr pikë pavarësisht lojës jo të dobët.

Sot, të dy ekipet do të mundohen t’ia bëjnë sefte.

Në fundjavë, Ballkani e mposhti Prishtinën në derbi, njëjtë si Llapi që fitoi kundër Dritës në frymën e fundit, në ndeshjen tjetër derbi të kësaj xhiroje.

Malisheva e vazhdoi formën solide duke fituar në udhëtim kundër Dukagjinit, ndërsa mrekullia Suhareka fitoi në udhëtim ndaj Ferizajt për të kryesuar në tabelë me pikë të njëjta me Ballkanin e Malishevën.

Superliga e futbollit u rikthye në fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë