Elizabeth Gutiérrez është ndarë përfundimisht me William Levy, dhe këtë herë, nuk ka kthim prapa. Aktorja 45-vjeçare meksikane dhe aktori 43-vjeçar kuban kanë qenë nën vëzhgimin e medas që nga fillimi i vitit, me aludimet që po qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.
Mesa duhet aludimet kanë qenë të vërteta dhe ata kanë vednsur që jetën ta vazhdojnë në rrugë të ndara. Duke treguar forcën dhe guximin e saj, ‘Ely’ na ka dhënë një intervistë ku flet hapur për herë të parë për babanë e fëmijëve të saj, Kailey (14) dhe Christopher (18), me të cilët është ndarë për dy muajt e fundit.
Gjatë gjithë 20 viteve të tyre së bashku, Elizabeth rrëfen se ajo e ka derdhur zemrën dhe shpirtin e saj për ta dashuruar aktorin e Karaibeve, edhe pse marrëdhënia e saj me Levy-n përballej me sfida të vazhdueshme: thashethemet për tradhti, paparacët që i përndjeknin pa pushim, heqja dorë nga karriera e saj për të rritur fëmijët e tyre.
Nga fundi i vitit të kaluar, dukej sikur gjërat po shkonin mirë në marrëdhënien e tyre. Ata të dy dolën në rrjetet sociale gjatë një udhëtimi familjar në Spanjë për të deklaruar dashurinë e tyre me zë të lartë dhe krenar. Por duket se ajo lëvizje nuk ishte asgjë tjetër veçse një përpjekje të fundit për të rindezur flakën e dashurisë.
Ndërsa nuk është penduar, Elizabeth e deklaroi këtë si ndarjen e saj përfundimtare nga William në këtë intervistë ekskluzive të sinqertë dhe emocionale për HOLA!, në të cilën ajo shprehu disa nga arsyet që e shtynë të mbyllte këtë kapitull me yllin e njohur të telenovelës.