Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku 52-vjeçari, Ali Kosova, dyshohet se u privua nga jeta pasi u godit me thikë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është E.Bujupi.
Nuk dihen ende motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje tragjike, pasi i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe vjehërr.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.