Lojëtari i ‘Feronikelit 74’ me oferta nga Kosova, Shqipëria e Turqia, të gjithë në kërkim të Modriqit kosovar

Ferronikeli po marshon me hapa të sigurt drejt Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi është lidere dhe ka treguar formë të lartë në pjesën e parë të sezonit.

Një nga emrat më të shquar të skuadrës padyshim që ishte Cërvadiku, talenti 19 vjeçar i skuadrës.

 

 

“Bimi” që llogaritet si Modriqi i fubollit kosovar ja disa oferta në tavolinë dhe po shqyrton mundësinë e largimit.

Tri skuadra të Superligës, dy nga Shqipëria dhe Boluspori nga Turqia janë në negociata me 20-shin e skuadrës.

Cërvadiku është asistuesi më i mirë në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe e ardhmja e tij pritet të jetë jashtë vendi.

Edhe një agjent sllovak i është afruar mesfushorit dhe po shikon mundësinë e transferimit në futbollin sllovak.

Vlera e Cërvadikut në Transfermarkt vlerësohet aktualisht rreth 75 mijë euro./Indeksonline/

 

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë