Habitet Gjesti, një grup rrethon shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe brohorasin: Jemi me ty

Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një moment emocionues pranë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku një grup njerëzish janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të Gjestit, raporton Gazeta Sinjali.

Nga pamjet e publikuara, dëgjohen thirrjet “Jemi me ty”, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të shtëpisë.

Fillimisht, Gjesti është shfaqur i habitur dhe i intriguar nga zhurmat që vinin nga jashtë, duke u përpjekur të kuptonte se çfarë po ndodhte.

Në këtë moment, Egli ka ndërhyrë për ta sqaruar situatën, duke i treguar se bëhej fjalë për mbështetësit e tij që kishin ardhur për t’i shprehur përkrahjen.

“Kam që më herët që i dëgjoj”, u shpreh Egli, teksa banorët tjerë po përpiqeshin të dëgjonin më qartë thirrjet.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansat që vazhdojnë të komentojnë e diskutojnë për mbështetjen e madhe që po merr Gjesti gjatë rrugëtimit të tij në BBVA.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë