Plagosja e 4 personave në Klinë, policia arreston dy të dyshuar

Mbrëmë në orët e vona pas një përplasje, 4 persona janë plagosur në Klinë.
Detaje të reja lidhur me këtë rast ka dhënë zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mbrëmë janë plagosur 4 persona, lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit po mbahen në paraburgim për 48 orë. Është sekuestruar poashtu edhe një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.
Të plagosur po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se personat e përfshirë janë nga fshati Jashanicë i Klinës, të cilët i përkasin familjeve Bullaku dhe Hoti.