Lela Seferi shkëlqen edhe jashtë BBVK 3, viziton Fushticën e Poshtme- vendlindjen e saj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, po vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi nga Fushtica e Poshtme, fshati i saj pranë Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Me sharmin dhe stilin e saj, Lela ka fituar një numër të madh fansash, të cilët po e përkrahin fuqishëm në rrjetet sociale.

Fotot e saj kanë marrë komente dhe pëlqime të shumta, duke dëshmuar se popullariteti i saj po rritet dita-ditës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë