Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social “X”

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, u përball me një valë reagimesh negative në rrjetin social “X” pasi uroi dje 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, ai shprehu shqetësimin për atë që e quajti “padrejtësi të madhe” ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili vijon të qëndrojë në paraburgim në Hagë.
Si të hiqni krimbat nga trupi në mëngjes? Shikoni tani!
Grenell e cilësoi Thaçin si “Atin themelues të shtetësisë së Kosovës” dhe shtoi se ai “duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave.”
Megjithatë, ky qëndrim ngjalli zemërim tek një pjesë e madhe e ndjekësve të tij serbë.
Ata reaguan me një sërë komentesh të ashpra, duke përfshirë edhe gjuhë ofenduese e fyerje të rënda ndaj tij dhe administratës amerikane.
Në disa prej mesazheve u përdorën shprehje si “Kosova është Serbi” dhe komente të tjera me përmbajtje denigruese.
“Shkoni në ferr me gjithë administratën amerikane”, “Largohu, pe*er”, “Kosova është Serbi”…