Drenicasi gjuan me armë në drejtim të një qeni, Policia ia sekuestron armën

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një qytetari.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2026, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, në konsultim me prokurorin, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për përdorim të armës dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕