Komuna e Drenasit merr vendim për shtyrjen e ekskursionit të maturantëve, shkak situata e tensionuar në Shqipëri

Komuna e Drenasit ka marrë vendim që të shtyjë ekskursionin e maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për shkak të situatës së tensionuar në Shqipëri dhe shqetësimeve për sigurinë e nxënësve.

Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka vlerësuar se ekskursioni duhet të realizohet në një periudhë më të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor.

Sipas njoftimit të Komunës, vendimi është marrë duke pasur parasysh mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e shprehura nga prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, duke e konsideruar shtyrjen e ekskursionit si një vendim të përgjegjshëm deri në krijimin e kushteve më të përshtatshme.

Komuna e Drenasit ka theksuar se mbetet e përkushtuar që maturantët ta realizojnë këtë udhëtim në kushte të sigurta, në mënyrë që ekskursioni të mbetet një kujtim i bukur nga jeta e tyre shkollore.

Deri më tani nuk është bërë e ditur data e re e organizimit të ekskursionit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕