Bekim Haxhiu: Mobilizim i jashtëzakonshëm në Skenderaj, Runik dhe Suriganë
Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime entuziaste me qytetarët e Skenderajt, Runikut, Suriganës dhe në Odën e Djemve të Demush Dragës, ku është vërejtur një mobilizim i madh në përkrahje të PDK-së.
Haxhiu është shprehur i bindur se ky mobilizim do të kulmojë me fitoren e madhe më 9 shkurt, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.