Vrasja e të riut nga Drenasi / Andi Pajaziti shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë
Andi Pajaziti, i akuzuari për vrasjen e drenicasit Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” në gusht të vitit 2023, është shpallur i pafajshëm.
Por ai është dënuar me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit Andi Pajaziti është nisur drejt burgut nën masa të rrepta sigurie.