Xhevahir Geci: Llausha ime, bashkëvendasit e mi – nga UÇK-ja në PDK për një Kosovë më të mirë!
Xhevahir Geci, kandidat për deputet nga PDK, ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme nga bashkëvendasit e tij të Llaushes, duke kujtuar momentet e kaluara së bashku në radhët e UÇK-së.
Ai theksoi se, pas shumë sfidash dhe sakrificash, përkushtimi i tyre për të mirën e Kosovës vazhdon edhe sot në radhët e PDK-së, e cila ka vizionin për një të ardhme më të mirë për vendin.
Geci falenderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë dhe shprehu besimin se së bashku do ta bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të zhvilluar.
#PDK131
#bedrihamza1
#xhevahirgeci35