Shpërthimi i bombolës në një lokal në Prishtinë, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Një bombolë gazi ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes”, ka zbuluar Ahmeti për Gazetën Sinjali.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

Ahmeti ka njoftuar se si pasojë e rastit janë lënduar edhe dy persona.

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”.

Sinjali ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë