PDK mban tubim me bashkatdhetarët në Slloveni: Isak Neziri prezanton programin dhe bën thirrje për regjistrim masiv të votuesve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim të veçantë me bashkatdhetarët në Slloveni, ku janë prezantuar programet dhe prioritetet për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë tubim, kandidati për deputet Isak Neziri ka prezantuar vizionin e tij dhe planin përfaqësues, duke marrë mbështetje të fuqishme nga të pranishmit, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe koordinatori për mërgatën nga PDK, Elmi Reçica, i cili ka bërë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për bashkatdhetarët që të regjistrohen masivisht për të votuar. Ai theksoi rëndësinë e kontributit të mërgatës në proceset demokratike dhe në fuqizimin e përfaqësimit politik të Kosovës.

PDK ka vlerësuar mërgatën si një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe ka premtuar që angazhimi dhe nevojat e tyre do të jenë gjithmonë prioritet në programin e saj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë