Albin Kurtit i shkon një ftesë nga Prokuroria Speciale

Kryeministri Albin Kurti para pak minutave ka marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.

”Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale” ka thënë Kryeziu.

Po ashtu Kryeziu ka thënë se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë