Agnesa Kastrati- Bucolli, kandidate për deputete në listën e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda një ore.
Sipas informatave ekskluzive të siguruara nga DrenicaOnline, në mesin e 10 kandidatëve nga Drenasi është edhe Agnesa Kastrati- Bucolli.
Ajo ka qenë asamblistë në Kuvendin Komunal të Drenasit ndërsa aktualisht është drejtor për zhvillim ekonomik në këtë komunë.
Agnesa Kastrati- Bucolli gëzon respektin e qytetarëve të zonës së Drenicës ndërsa është vlerë e shtuar për PDK-së kandidatura e saj për deputete.