Qytetarë të komunës së Drenasit, kurseni rezervat e ujit!
Deri në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë, duhet të kursehen rezervat e ujit të pijshëm.
Pas dëmtimit të mbrëmshëm të kanalit Ibër-Lepenc, furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë në Drenas dhe fshatrat e komunës.
Kryetari Lladrovci ka kontaktuar përgjegjësit e Ibër-Lepencit dhe Ujësjellësit rajonal lidhur me gjendjen dhe furnizimin me ujë.
Po punohet në përmirësimin e gjendjes dhe pritet kthimi i furnizimit të rregullt me ujë.
Në këtë situatë është rrezikuar edhe Kompleksi i ndërmarrjes së Feronikelit.
Për situatën e krijuar janë kontaktuar edhe Zjarrfikësit të cilët kanë qenë në përcjelljen e gjendjes në KEK, në krye me Afrim Gjelin dhe kryetari Lladrovci i ka falënderuar për këtë angazhimin.
Në këto situata, të cilat i ka paraparë Komuna e Drenasit për sigurinë e furnizimit me ujë, vërehet mungesa e Liqenit akumulues të Vërbocit, kërkesë e kamotshme e Komunës së Drenasit pranë institucioneve qëndrore.
Komuna e Drenasit fton qytetarët të ruajnë rezervat e ujit. Angazhimi për përmirësimin e furnizimit me ujë sanitar brenda komunës do të bëhet me automjetet e zjarrfikësve.
Zyra për Komunikim e Komunës së Drenasit