Dr. Haki Jashari sjell zhvillimet e fundit për Distrofinë Muskulore Duchenne në Konferencën e Neurologjisë

Në Prishtinë është mbajtur një konferencë e veçantë e organizuar nga Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, me fokus në trajtimin dhe zhvillimet e fundit në fushën e sëmundjeve të sistemit nervor periferik. Konferenca mblodhi neurologë, pediatër, dhe ekspertë të njohur nga Kosova dhe rajoni, të cilët diskutuan për sfidat dhe progresin në trajtimin e Polineuropatisë Inflamatore Demielinizuese Kronike (CIDP) dhe Atrofisë Spinale Muskulore (SMA).

Një nga pikat më të rëndësishme të konferencës ishte prezantimi i Dr. Haki Jasharit, një ndër emrat më të respektuar në fushën e pediatrisë në Kosovë. Ai ndau me kolegët e tij zhvillimet më të fundit në trajtimin e distrofisë muskulore Duchenne (DMD) – një sëmundje e rrallë dhe e rëndë që prek kryesisht fëmijët, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë prezantimit, Dr. Jashari vuri në dukje terapitë e reja dhe teknologjitë që po ndryshojnë jetët e fëmijëve me DMD. Ai tregoi se, falë përparimeve të fundit shkencore, pacientët në vend kanë më shumë mundësi për trajtime të reja dhe shpresë për një jetë më cilësore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë