Kosovare Hasi, këngëtarja e njohur tregohet e suksesshme edhe në menaxhimin e Asistencës Rrugore të Kosovës (ARRK)

Këngëtarja e njohur Kosovare Hasi po vazhdon të shkëlqejë jo vetëm në muzikë, por edhe në fushën e biznesit. Ajo është menaxherja e parë e Asistencës Rrugore të Kosovës (ARRK), një kompani që ofron shërbime dhe ndihmë për të gjitha defektet që i ndodhin veturës në rrugë. E themeluar më 1 qershor 2022, ARRK synon të bëhet kompania më e madhe në rajon për shërbimet e asistencës rrugore, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një postim të fundit në Facebook, Kosovare Hasi njoftoi hapjen e një pike të re të ARRK-së, duke shprehur krenarinë për zgjerimin e kompanisë dhe përkushtimin ndaj klientëve.

Postimi i Hasit:

Coming soon… Pika e re e ARRK-së. MIKU JUAJ NË ÇDO UDHËTIM. RRUGËS KURRË NUK I DIHET.

ARRK është e njohur për kushtet dhe shërbimet e saj të cilësisë së lartë, duke ofruar zbritje dhe përfitime për çdo klient. Me kartelën e tyre, klientët mund të udhëtojnë pa frikë, duke pasur siguri të plotë në çdo rrugë. Kompania garanton riparime të shpejta dhe profesionale për çdo defekt, duke e bërë udhëtimin të sigurt dhe pa ndërprerje.

“Zyrat e ARRK-së janë të hapura për ju. Ju mirëpresim me respekt”, ka shkruar Hasi, duke përforcuar përkushtimin e saj dhe të stafit ndaj ofrimit të shërbimeve të pandalshme dhe të besueshme për çdo klient.

ARRK tashmë është bërë një emër i njohur në industrinë e asistencës rrugore, duke synuar të bëhet lider në këtë fushë në Kosovë dhe më gjerë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë