Operacioni i koduar ‘007’/ Antidroga kapi kokainë afër Fushë Kosovës, kreu bastisje edhe në Graçanicë- sekuestroi euro e dinarë (Foto)
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion të suksesshëm me emrin “007”. Më 21 tetor 2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, policia ndaloi një veturë të dyshuar për trafikim të narkotikëve.
Gjatë kontrollit në veturën e drejtuar nga shtetasi kosovar Z. J., u gjetën 10 kilogramë e 224 gramë kokainë, me vlerë tregu prej 450,000 eurosh. Pas ndalimit, në koordinim me prokurorinë, u krye një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Graçanicë, ku u konfiskuan:
10.224 kg kokainë
Një veturë me targa vendore
1,445 euro dhe 8,970 dinarë serbë
Dy telefona celularë
17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave
I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.”