Nis realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve në këtë fshat të Drenicës
Qeverisja lokale po vazhdon përmbushjen e premtimeve për infrastrukturën rrugore publike.
Në Makërmal të Skenderajt, ka nisur projekti për asfaltimin e rrugëve, ku kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, dhe banorët vendës kanë parë nga afër punimet.
Ky projekt është pjesë e angazhimeve të premtuara qysh në vitin e parë të mandatit të kryetarit Nura, pas funksionalizimit të shkollës fillore në këtë zonë.