Rivarrosen trupat e tre të zhdukurve nga Drenasi

Sot, më 12 tetor 2024, në Sallën e Kulturës në Drenas u mbajt mbledhja komemorative për nder të pesë personave të zhdukur, trupat e të cilëve u identifikuan së fundmi.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti mbajtën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, dhe përfaqësuesja e familjarëve, Pranvera Syla.

Gjetja dhe identifikimi i trupave të pesë personave nga lufta e fundit në Kosovë—Gani Baleci, Ramadan Hoxha, Xhavit Maloku, Agim Hysen Syla dhe Besim Bajram Berisha—përbën një hap të rëndësishëm në rrugën drejt drejtësisë dhe qetësisë shpirtërore për familjet e tyre. Kryetari Lladrovci theksoi rëndësinë e vazhdimit të kërkimeve për personat e zhdukur dhe rëndësinë e dhënies së drejtësisë për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Çështja e personave të zhdukur mbetet një plagë e thellë në kujtesën tonë kolektive, dhe për familjarët, gjetja e eshtrave të të dashurve është një lehtësim që u jep mundësinë për ta përmbushur ceremoninë mortore me nderim,” tha Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë