Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë
Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për hapjen e Urës së Ibrit tha se nuk e kanë ndërmend të kacafyten me KFOR-in.
“Mbi urën e Ibrit nuk ka struktura paralele, por janë dy automjete të KFOR-it të cilat ne nuk do t’i heqim me dhunë, këtë mos e prisni prej nesh që ne do të kacafytemi me KFOR-in”, tha Dugolli.
Qeveria e Kosovës është për hapjen e urës së ibrit, por KFOR’i e kundërshton këtë.
Më pas ka pasur deklarata të zyrtarëve qeveritarë që nuk duan konfrontim me KFOR’in.