Fundjava mund ta sjell borën në Kosovë, ky është parashikimi i Mendimit

Mendimi për motin – 11.09.2024

Mëngjesin e së enjtes përgjatë ultësirave, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Gjatë ditës do të mbretëroj mot më i ngrohtë e kryesisht me diell.

Më vonë gjatë mbrëmjes vransira fillojnë të shtrihen në perëndim të vendit, që sjellin kushte për ndonjë rigë shiu.

Temperaturat minimale bresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë në 26C e 27C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s.

Rrebeshe shiu përfshinë vendin ditën e premtë, qysh në orët e para të ditës, që herë herë shoqërohen me bubullimë. Temperaturat zbresin në 20C. Rrebeshe shiu shfaqen kohëpaskohe gjatë fundjavës, derisa temperaturat pësojnë rënie më të theksuar në 15C e 12C, maksimalet, e minimalet në 7C. Në vise të larta malore reshjet e shiut shndërrohen apo përzien me reshje dëbore.

Të hënën reshje lokale shiu mund të vazhdojnë në pjesë të vendit, por nuk mungojnë intervale me diell.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë