Sot i jepet lamtumira Ardion Kalludrës, humbi jetën tragjikisht pas rrokullisjes me traktor
Sot (15 korrik) i jepet lamtumira e fundit Ardion Kalludrës, 42-vjeçarit nga fshati Gremnik i Klinës, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një vetaksidenti me traktor.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:55 në fshatin Gremnik, ku traktori që drejtonte viktima u rrokullis.
Mjeku kujdestar konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Familja Kalludra ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 15 korrik 2026, në ora 19:00, në varrezat e fshatit Gremnik, Komuna e Klinës.
Ngushëllime familjes Kalludra, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

