Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi plagosjen që ndodhi mbrëmë, në Dobrevë të Fushë-Kosovës.
Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 20:38, teksa shkak i të shtënave dyshohet të ketë qenë nja mosmarrëveshje ndërmjet palëve.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati” deklaron policia.
IndeksOnline raportoi mbrëmë ekskluzivisht se incidenti ndodhi ndërmjet një të dyshuari dhe axhës së tij.
Burime të IndeksOnline pohuan se i dyshuari në këtë rast është Fidan Gjyrevci.

