Policia jep detaje për vetaksidentin në Komoran, nuk ka të lënduar

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, përkatësisht në Komoran.

Nga pamjet që ka siguruar DrenicaOnline, shihet se një kamion ka devijuar rrugë, ku si pasojë ka goditur anësoret e rrugës dhe i ka dëmtuar ato.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thanë se nuk ka të lënduar.

“Më datë 05.04.2024 rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku- vetaksident, në rrugën nacionale Prishtinë – Komoran, ku i përfshirë ka qenë një kamion. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa është duke u siguruar vendi i ngjarjes deri në largimin e mjetit të përfshirë në aksident”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë