Arrestohet një person në Drenas, e kanosi viktimen në vendin e punës
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e tij të punës, në Drenas, pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga një person.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kansoja ishte raportuar të shtunën rreth orës 17:00.
/DrenicaOnline/