Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Atiqit, Gjoshi: Procesi është i dirigjuar nga Beogradi me aprovimin e Kurtit

Betim Gjoshi, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Erden Atiqit, është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Do të mbahet mend përgjithmonë, se ky proces është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit është zënë duke u koordinuar në prapaskenë me Listën Serbe e superkriminelin Milan Radojçiq”, ka shkruar Gjoshi në Facebook, mbi fotografitë e bashkangjitura ku shihen edhe Goran Rakiqi dhe Igor Simiqi.

“Kryeministër, nuk ka nevojë as për pyetje dhe as për sqarime. Gjithçka po duket e qartë si kristali: Ju jeni në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe”, ka shkruar tutje Gjoshi.

Postimi i plotë:

Fotografitë nga Mitrovica e Veriut, ku qytetarëve serbë të cilët po nënshkruajnë peticionin po u prijnë Goran Rakiqi e Igor Simiqi, janë dëshmi e qartë se gjithçka është në koordinim të plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Do të mbahet mend përgjithmonë, se ky proces është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit është zënë duke u koordinuar në prapaskenë me Listën Serbe e superkriminelin Milan Radojçiq.

Kryeministër, nuk ka nevojë as për pyetje dhe as për sqarime. Gjithçka po duket e qartë si kristali: Ju jeni në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe.

Kryeministër, fotografitë nga veriu i Kosovës tregojnë koordinimin dhe marrëeshjen tënde, që t’ia merrni mandatin kryetarëve që nuk janë të Listës Serbe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë