Lladrovci për të korrat e grurit: Urojmë që vitet tjera të jenë vite më të bereqetshme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar fermerët që kanë sipërfaqet e mbjella me grurë, gjatë të korrave me ç’rast ka theksuar se rendimenti i këtij drithi është i ulët.

“Urojmë që vitet tjera të jenë vite më të bereqetshme dhe të ketë më shumë sipërfaqe të mbjellë me grurë dhe kulturat tjera bujqësore”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Korrja e grurit në komunën e Drenasit po vijon pa ndalur. Autokombajna ka mjaftueshëm për sipërfaqet e grurit dhe po korrin sipas rekomandimeve të Drejtorisë së Bujqësisë. Sipas fjalëve të bujqve dhe komisionit në terren, rendimenti është më i ulët se disa vite me radhë. Në sipërfaqen e njëjtë sipas fermerëve vitin e kaluar kishte rendiment plot 8000 kg për hektarë, kurse këtë vit vetëm 2000 e pak kg për sipërfaqen në fjalë.

Fermerët ankohen për sasinë e rendimentit të ulët por edhe për cilësinë dobët të grurit në rreth 2.600 hektarët me grurë në komunën tonë. Urojmë që vitet tjera të jenë vite më të bereqetshme dhe të ketë më shumë sipërfaqe të mbjellë me grurë dhe kulturat tjera bujqësore.

https://instagram.com/p/Cu9ywcjNIu8/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë