Aksident i rëndë në Komoran, pesë persona nisën drejt emergjencës

Një aksident i rëndë trafiku sapo ka ndodhur në Komoran të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë njoftuar se deri më tani pesë persona janë nisur drejt emergjencës.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra ‘Mercedes’ e tjetra ‘Audi’, mbi urën kryesore në Komoran e cila lidh Drenasin me Caraleven.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po e drejton trafikun./DrenicaOnline/