Mësuesit e gëzuar, marrin pagat me rritje

Sot janë ekzekutuar pagat për sektorin publik.

Ashtu siç pritej, koeficienti i pagave për mësimdhënësit ka shënuar rritje.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut,  ka deklaruar për IndeksOnline se akoma nuk  ka marr raportet zyrtare, megjithatë nga burime jozyrtare i është bërë ditur që pagat janë rritur deri në 100 euro.

‘’Unë jam në përpjekje edhe pse i pata dy telefonata, por jo zyrtare, por jam në pritje të më lajmëroj dikush nga niveli komunal, sipas atyre dy telefonatave  pagat kanë dal sipas ligjit të ri dhe hetohet një rritje diku nga ajo që edhe ne e kemi thënë në media, diku 100 euro’’, tha ai.

Më tutje ai beson se nuk do të ketë dallime sipas nivelit të klasave 1-5,6-9, por rritjet do të jenë të barabarta.

‘’Ajo që besoj që do të ndodhë është se nuk do të ketë dallim si dikur ajo tendenca 1-5,6-9, do të jenë të barabartë. Po presim që mësimdhënësit t’i marrin pagat dhe të marrim informata nga terreni, ekspertët do të bëjnë një analizë dhe pastaj do ta dimë saktë’’, deklaroi Jashari.

Interesimi sipas Jasharit është tek çerdhet dhe punëtoret tekniko-ndihmës, pasi që atje pagat kanë qenë më të vogla.

‘’Të interesuar jemi të marrim lajme nga çerdhet, pasi që sipas koeficientit të ri presim që atje të ketë lëvizje më të dukshme, ngase nuk kanë qenë edhe aq mirë me paga dhe presim të ketë lëvizje pozitive të dukshme edhe tek punëtorët tekniko-ndihmës’’.

Jashari tregon se nëse kjo rritje është zyrtare, është ashtu siç ata e kishin planifikuar.

‘’Ndërsa tek niveli arsimorë të jenë ashtu siç e kemi planifikuar para se të funksionalizohet ligji, diku afro 100 apo më shumë varësisht nga përvoja e punës.

Nga informatat deri tani pagat kanë dal me rritje sipas ligjit të ri në të gjitha sektorët, sa është ngritja, nuk mund të flas tani pa e bërë analizën ekspertët e fushës’’, tha Jashari për IndeksOnline.

Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi muajin e kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë