Invalidët e luftës nga Drenica ndajnë para për familjet e prekura nga vërshimet, ja lista e plotë me emrat e tyre

Shoqata e Invalidëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Skenderaj, ka ndarë mjete financiare për Fondin Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet e 19 janarit.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nëpërmjet një postimi në facebook:

“Shoqata e Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Skenderaj, pavarësisht të ardhurave jo të kënaqshme mujore, duke dhënë kontribut financiar në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet, dëshmon edhe një herë – si në kohën e luftës, se është me popullin.
Faleminderit për solidaritetin!”, ka shkruar kryetari Nura.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë