Faza finale për studimin e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit të Drenasit

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me Menaxherin Komunal për Energji, Afrim Prokshi, kanë pritur në takim, përfaqësuesit e kompanisë IPF 10 Planet, Rainer Bahnmüller, ekspertin për sistemin për energji solare, Christian Holter dhe Avni Sfshita, koordinator i projektit në kuadër të GIZ-it.

Nënkryetari Shala, falënderojë përfaqësuesit e këtij projekti për punën dhe angazhimin e tyre për hartimin e studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore të qytetit, që është aq i rëndësishëm për komunën e Drenasit, dhe ka kërkuar nga ana e tyre që të njoftojnë se deri ku kanë shkuar fazat e përgatitjes se këtij projekti.

Përfaqësuesit e kompanisë njoftuan nënkryetarin Shala, se studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore për qytetin e Drenasit, është duke shkuar në fazën finale, dhe janë duke e trajtuar skenarët mundshëm për gjetjen e burimit të energjisë për këtë qëllim dhe kanë mbetur edhe përllogaritjet e kostos së këtij projekti, pasi që ende janë në fazën e përcaktimit të llojit të burimit të energjisë që do të përdoret për këtë projekt, dhe njëherti prezantuan skenarët e mundshëm që burimi i energjisë që përdoret, të jenë kolektorët solar si burim i energjisë së ripërtëritshme.

Pas takimit, nënkryetari Shala me përfaqësuesit e kompanisë, kanë dalë edhe në terren për të vizituar dy lokacionet që u konsideruan mjaftë të përshtatshme për këtë qëllim dhe kosto për ngrohje qendrore do të jenë zero të konsumit të energjisë, sepse e gjithë energjia për ngrohje do të përfitohet nga kolektorët solar.

Nënkryetari Shala tha se komuna do të shikoj pronësitë e këtyre lokacioneve dhe do të konsultohen me dokumentet strategjike të komunës, me PZHK-në dhe HZK-në dhe pastaj do të njoftojnë përfaqësuesit e kompanisë për të finalizuar studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë