Vjen reagimi i Agnesë Kastrati- Bucolli pasi u bë drejtoreshë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar sot, znj. Agnesë Kastrati Bucolli, drejtoreshë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

“Znj. Kastrati Bucolli, do ta ketë përkrahjen time të plotë për fuqizimin e kompanive të komunës tonë, përmirësimin e klimës dhe lehtësirave në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka deklaruar z. Lladrovci.
E për këtë vendim ka reaguar edhe Agnesë Kastrati Bucolli e cila deri sot ishte asamblistë e PDK-së në Drenas.

Postimi i plotë:

Falënderim
Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas,
Kuvendarëve të Kuvendit të Drenasit,
Qytetarëve që ma dhanë besimin në zgjedhjet lokale të vitit 2021,
Sot, kam dhënë dorëheqje nga pozita Anëtare e Kuvendit të Drenasit, e zgjedhur në Zgjedhjet lokale, të vitit 2021, në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Arsyeja e dorëheqjes është se jam emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.
Dua të falënderoj Kryesuesin e Kuvendit të Drenasit, z. Milaim Hajdarin dhe të gjithë Grupin Kuvendor të PDK-së dhe kolegët e partive tjera, për bashkëpunimin mbi një vjeçar në këtë përbërje të Kuvendit.
Jam përpjekur me të gjitha mundësitë të japë kontributin tim si asambliste, në pajtim me besimin qytetar. Angazhimi im ishte i sinqertë dhe bashkëpunues për të mirën e qytetarëve, Komunës dhe subjektit tim politik.

Drenas, më 2.2.2023
Me nderime,
Agnesë Kastrati Bucolli

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë