Lladrovci përgëzon kryetaren e re të Rinisë Demokratike, Arbnora Salihun

Pas shpalljes së rezultateve të Konventës së 7-të zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, kryetari i komunës, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar kryetaren e re të RDK, Arbnora Salihun.

Lladrovci ka përgëzuar po ashtu anëtarët e rinj të Rinisë Demokratike nga dega e Drenasit në Këshillin Drejtues të RDK-së.

“Përgëzime Arbnora Salihu, kryetare e re e Rinisë Demokratike të Kosovës. Me një proces demokratik dhe transparent, platforma Juaj mori përkrahjen e plotë. Përgëzime anëtarëve të degës së RDK-së të Drenasit të zgjedhur në Këshillin Drejtues të RDK-ë. Urime, përgëzime!”, ka shkruar Lladrovci.

https://www.instagram.com/p/CoAPeXYt43w/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë