Zyrtarët e PDK-së vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë: Maskat do të bien, luftëtarët do kthehen fitimtarë

Nënkryetarja e Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se me një pjesë të kolegëve të saj kanë vizituar në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Ajo ka thënë se beteja e liderëve të UÇK-së në Hagë është për të kaluarën dhe të ardhmen e kombit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se maskat do të bien dhe liderët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë.

“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi. Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb. Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë. Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme. Procesi gjyqësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve”, ka shkruar Çitaku.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë