Zjarrfikësit e Skenderajit intervenuan për të shuar zjarrin në kazermen e FSK-së në Istog

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka dal me njoftim zyrtar, pas raportimeve të IndeksOnline se në kazermën në Istog ka rënë zjarr.
Sipas FSK-së, zjarri ka rënë si pasojë e materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit, ata bën të ditur se lokalizimi dhe shuarja e zjarrit u bë nga zjarrfikësit e Komunave të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajit.
FSK bën të ditur se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Ky është reagimi i plotë i FSK-së:
Sot në ora 11:30 në Kazermën “Ushtarët e NATO-së” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në njërin nga objektet i cili për shkak të strukturës montazhë është përhapur me shpejtësi të madhe.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por nga hetimi fillestar vlerësohet se mund të jetë instalimi i vjetëruar i rrymës elektrike.
Pas vërejtjes së zjarrit,nga autoritetet ushtarake përgjegjëse të kazermes, janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas procedurave standarde operative për raste të ngjashme , duke reaguar menjëherë me personelin dhe pajisjet adekuate për fikjen e zjarrit.
Njëkohësisht, janë informuar edhe Policia e Kosoves dhe Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar menjëherë me ekipet e tyre nga Istogu, Klina, Peja dhe Skenderaj.
Intervenimi i përbashkët me kohë dhe me përkushtim të madhë ka mënjanuar përhapjen e zjarrit në objektin tjetër më të afërm.
Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera potenciale.