Lladrovci pret në takim ministrin Damka, ja çfarë projekti u nënshkrua

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot gjatë ditës ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal – MZHR, Fikrim Damka.

Arsyeja e takimit ishte nënshkrimi i projektit “Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësor, çiklist dhe vrapim në parkun e Kamenicës”, projekt ky i cili do të realizohet në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit.

Duke e falënderuar ministrin Damka, kryetari Lladrovci tha se shpreson që të ketë edhe projekte tjera që të ndihmohen nga niveli qendror, që të përmirësojmë sa më shumë cilësinë e jetës së qytetarëve të Drenasit.

“Me realizimin e këtij projekti, qytetarët do të kenë hapësira të mjaftueshme për ecje, qëndrim dhe aktivitete rekreacioni tek parku në fjalë, park ky që do të ofrojë ambient me ajër të pastër për gjithë qytetarët tanë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Komuna e Drenasit mbetët e përkushtuar që të punojë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës sonë.

Vlen të theksohet se vlera e përgjithshme e këtij projekti është 275.000.00 euro, kurse Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështetë këtë projekt në shumën prej 120.000.00 euro. Komuna e Drenasit këtë projekt do të financojë në shumën prej 155,000.00 euro.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë