Arrestohet aktivisti i PDK-së, hedh dinarë serbë të printuar mbi ambasadorin Berishaj

Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion derisa po mbahej Forumi Ekonomik, Kosovë-Kroaci.

Aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi, ka zhvilluar aksionin duke hedhur dinarë serbë të printuar, si protestë për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një aferë korruptive.

“Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti”, shkruan në faqen e PDK-së.

“Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës. Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë”.

Pas aksionit, Krasniqi është arrestuar, derisa PDK cilëson se në pranga ka përfunduar njeriu i gabuar duke aluduar se ato duhet t’i vendoseshin Berishajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë