U kap me drogë dhe armë në veturë, burri në Skenderaj sulmon fizikisht zyrtarin policor

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet, duke e dëmtuar shëndetin dhe cenuar sigurinë e qytetarëve. E Policia është ajo e cila vazhdimisht has në qytetarë që posedojnë gjësende të kundërligjshme, çka bën shpesh që të dyshuarit të revoltohen nga zyrtarëve policorë, duke ua vështirësuar kështu kryerjen e detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kopiliq i Ulët në Skenderaj, ku një veturë është ndalur për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte në atë zonë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit, dy persona janë kapur me substanca të dyshuara narkotike dhe për këtë shkak janë arrestuar nga Policia.

Mirëpo zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë te njëri prej të dyshuarve, i cili ka sulmuar fizikisht një polic duke e goditur me kokë. Si pasojë e kësaj, zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

50-vjeçari që me vete mbante edhe një thikë, u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të hetohet në liri për ‘Posedim të paautorizuar të narkotikëve’, ndërsa 50-vjeçari pos kësaj vepre do të hetohet edhe për ‘Kanosje, sulm ndaj personit zyrtar’ dhe është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë