Drenas, sërish tentojnë 5 asamblistë të PDK-së të dëmtojnë garën e performancës

Seanca e sotme e Kuvendit të Drenasit, kishte shumë pika të rendit të ditës, ku njëra nga to vlente për garën e performancës komunale, pritej votim njëzëri, por 5 asamblistë të PDK-së, ishin kundër.

Ky tentim për të dëmtuar garën e performancës shkoi kot, sepse, 23 asamblistë ishin pro dhe një abstenim.

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë votimin e asamblistëve pa dallim partie dhe ka theksuar se “mbledhja e sotme e Asamblesë komunale, dëshmoi se interesi qytetar është përtej bindjeve apo ndarjeve politike”.

“Jam i lumtur që shumica e asamblistëve, i votuan me shumicë të votave të gjitha pikat e rendit të ditës”, ka shkruar Lladrovci.

Me rëndësi të veçantë ishte vota për Draft Propozimin e Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim-plotësimin, që ndikon për garën e Grantit për Performancën Komunale, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se “është për keqardhje që 5 asamblistë të PDK-së, sikur në Seancën e kaluar, tentuan të na dëmtojnë në garën e performancës”.

Jam krenar me asamblistët e të gjitha partive që ia duan të mirën komunës dhe qytetarëve të Drenasit përtej rekomandimeve të keqbërësve, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar “dikush lind kampion, Drenasi është kampion!”

https://www.instagram.com/p/Cn11auoNghz/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë