300 mijë euro dëmet e shkaktuara në fabrikën ‘Lindi Doors’ në Skenderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, në vazhdën e vizitave të përditshme në terren gjatë kësaj situate, për të parë dëmin e shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi, nga fatkeqësia e vërshimeve, sot kanë vizituar një ndër kompanitë më të dëmtuara nga përmbytjet.

Nura dhe Lushtaku kanë qëndruar në fabrikën Lindi Doors, ku janë pritur nga pronari i saj Enver Mulaj, dëmi i shkaktuar në fabrikën e të cilit është vlerësuar të jetë rreth 300 mijë euro.

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë premtuar se Komuna do të jetë pranë çdo familje, biznesi dhe secilit të dëmtuar, deri në rimëkëmbjen e plotë.

Skenderaj 💔

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë