Shembull i mirë: Policët nga Drenica aktivizohen për pastrimin e qytetit pas orarit të punës

Policët e Stacionit Policor në Skenderaj së bashku me Komandantin e tyre, Muhamet Kajtazin pas përfundimit të orarit zyrtar po vihen në shërbim të qytetarëve për sanimin e situatës së krijuar pas vërshimeve të fundit.
Ata po punojnë në mënyrë vullnetare, fillimisht i ndihmuan ushtarët në zbarkimin e ndihmave që i kanë sjellë për familjet e prekura, e pastaj edhe me pastrimin e qytetit.
Postimi i plotë i Komandantit Kajtazi:
“Policet nga Skenderaj, ndihmuan ushtaret e FSK-se per t’shkarkuar ndihmat e dedikuara për familjet e demtuara nga vershimet. Me vone policet nga Mitrovica u bashkuan ne aktivitet per pastrimin e Qytetit, parkut ‘Idriz Rreci’ dhe rrugeve pas vershimeve. Derisa ne pastronim parkun u ndal nje veture prane nesh, doli nga vetura i nderuari qe dine te nderoi zoteri Pajtim Kastrati përfaqësues i kompanisë Pam Kos i cili kur kuptoi se komandanti me polic nga Skenderaj ehte duke pastruar, na i dhuroi te gjitheve nga nje pale dorza e nga nje xhakete shiu e na beri pjese e nje iniciative vullnetare nga gjithë Kosova”.