Gjest i mirë: Drenicasi liron banesën sociale pasi ka bërë zgjidhjen e banimit

Duke u nisur nga gjendja me të cilën përballemi, ku për shkak të përmbytjeve, dhjetëra familje kanë qenë të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre, Sylejman Aliu, me banim të deritanishëm në ndërtesat e banimit social, pasi ka bërë zgjidhjen e banimit, ka liruar banesën ku ishte strehuar, për t’u lënë mundësinë familjeve të prekura të strehohen përkohësisht.

Një gjest si ky i Sylejman Aliut, është për t’u duartrokitur dhe të shërbejë si shembull për të gjitha ato familje që kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë.

Lajmin për këtë gjest e ka dhënë Komuna e Skenderajt e cila së fundi është përballur me vërshime të mëdha.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë