Ndërpritet uji për pije në Drenas, ujësjellësi del me njoftimin e fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a njofton se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zon%n Industriale, do të ketë furnizim me ujë me presion me të ulet, një lloj edhe Obiliqi me fshatra. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e Lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.

Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.
Drenasi mbetet pa furnizim nga ora 11:00, për të njëjtën arsye. Ekipet shtesë dhe departamenti i cilësisë janë në teren për të monitoruar situatën dhe për të parë çdo mundësi për rikthim të furnizimit me ujë në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë