Lladrovci konfirmon themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale të Pastrimit, pas ankesave të qytetarëve rreth menaxhimit të mbeturinave nga kompania regjionale

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me homologët e Komunave të rajonit të Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Menaxhimin e integruar të mbeturinave.

Ky Memorandum do të shërbejë si pikë hyrëse për hartimin e Planit të Integruar Ndër-komunal për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Marrëveshjen për Bashkëpunim Ndër-Komunal në sektorin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.

“Jemi në fazën përfundimtare të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale, me çka do ta ndryshojmë njëherë e përgjithmonë gjendjen që lidhet me grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit si parakusht për cilësinë e jetës tonë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Kjo nismë ishte e domosdoshme pas ankesave të qytetarëve rreth menaxhimit të mbeturinave nga kompania regjionale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë