Dyshohet se një futbollist i Trepçës ’89 ka vdekur pasi pësoi sulm gjatë ndeshjes

Një futbollist i skuadrës së junioreve të Trepçës ’89, dyshohet se ka vdekur pasi ka pësuar një sulm në zemer gjatë ndeshjes kundër FC & AN.

IndeksOnline ka kontaktuar me presidentin e Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili e ka konfirmuar se një futbollist ka pasur sulm, por ka thënë që nuk ka më shumë informacione.

” Kam informacione se një futbollist ka pasur sulm, aktualisht jam rrugës për Prizren, nuk e di asgjë më shumë për gjendjen e tij, shpresoj që është në gjendje të mirë”. ka thënë Zeka për IndeksOnline.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë