Vdekja e 39-vjeçarit në Gjakovë, zbulohet identiteti i viktimës

Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Gjakovë të enjten në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hasi”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, raporton Paparaci.

Siç raporton portali Indeksonline, i ndjeri është Memli Vula, 39-vjeç, nga Gjakova.

Viktima ishte i njohur si dizajner grafik me profesion, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë